Arqipeshkvia: Imzot Frendo në gjëndje stabël po mbahet nën monitorim për mushkëritë
Arqipeshkvi Imzot George Frendo ka kaluar në një repart normal Covidi, informon Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë e Durrës.Përmes një postimi në facebook, mësohet se Ipeshkvi Ndihmes Imzot Arjan Dodaj ka pasur sot nje video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar."Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabel dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë" thuhet në postim.Mësohet se imzot Frendo është shprehur "mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer aktiviteteve dhe jetes baritore"Më 13 nentor Imzot Frendo u dergua me urgjence me avion ushtarak drejt spitalit të Barit.Brenda një kapsule, Ora News sjell pamje: Avioni ushtarak transportoi Imzot Fredon urgjentisht në Bari