EKSKLUZIVE NË RTV ORA/ Ish-kryeprokurori i EULEX merr ‘në mbrojtje’ UÇK-në: Ky është një gjyq për individët që shkelën ligjin

Dërgimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë për krime lufte dhe krime kunder njerëzimit solli një debat jo vetëm mbi qëllimin real të UÇK-së, por edhe për të shkuarën e disa figurave politike, mes tyre edhe kreut të opozitës shqiptare Lulzim Basha.

Ekskluzivisht për RTV ORA, ish-kryeprokuri i Eulex, JOHN Clint Williamson hedh dritë mbi këto pikëpyetje.

Ish-kryeprokurori i EULEX-it, John Clint Williamson, që hetoi pretendimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë, të ngritura nga raportuesi i Këshillit të Europës Dick Marty, sqaroi ekskluzivisht për RTV Ora pocizionin e Lulzim Bashës gjatë kohës ka shërbyer në UNMIK. Roli i Bashës ka rikthyer një debat politik.

Williamson i cili i zhvilloi hetimet në vitet 2012-2014 sqaroi gjërësisht procesin që sapo ka filluar në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-kryeprokurori i EULEX-it, gjatë intervistës nënvizoi disa herë ndarjen e individëve të akuzuar me misionin e UÇK-së në tërësi.

“Mendoj se është një konfirmim i punës që kemi bërë kur kam qenë Kryeprokuror i Task forcës të hetimit”.

Në lidhje me pretendimet se gjyqi në Gjykatën Speciale barazon agresorin me viktimën, ish-kryeprokurori Williamson tha se ky proces nuk ka këtë qëllim. Sipas tij individët që kanë kryer krime duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ky nuk është një gjykim për UÇK-në në tërësi nuk është një gjykim për mbrojtjen shqiptare kundër agresionit serb. Nuk ka asnjë lidhje me këtë. Ky është një gjykim për individët që zgjodhën të shkelin ligjet”

Zoti Williamson bie dakord me mendimin se Kosova nuk mund ta shmangte ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se akuzat dhe faktet e pretenduara janë ofruar nga prokurorët serbë.

Intervistën e plotë me zotin Williamson do të ndiqni në orën 20.00 në edicionin qendror të lajmeve.