Përjetësohet shtatorja e komandantit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ali Iber Nezaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2020, 15:38
U zhvillua sot në Tropojë ceremonia e vendosjes së shtatores se Ali Iber Nezaj, një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë ushtarakë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në ceremoni morën pjesë qytetarë nga Tropoja, pasardhës të veprimtarit dhe bashkëluftëtarëve të tij nga Shqipëria.
Mes tyre ishin anëtarë të familjeve të njohura patriotike nga Kosova, Mali I Zi dhe diaspora, sic janë nga familjet e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, etj.
Ali Ibra refuzoi titullin pasha nga oborri I Sulltanit. Ndërkohë është dekoruar nga Mbreti Zog me 1937, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit më 1978, dhe së fundi nga Presidenca e Shqiperisë dhe ajo e Kosovës.