Nuk ka njërën këmbë, por shteti ende nuk i jep kemp
Ky është Arben Axho, 60 vjec. Pas një sëmundje që në vegjëli tregon se u detyrua të operohet në këmbë dhe që prej asaj dite ai ka vetëm një këmbë.
Historia nisi para 18 vitesh e që prej asaj dite ai është përballur me harresën e shtetit duke mos trajtuar me kemp.
Të gjitha letrat i ka bërë disa herë por edhe pse i rregullt me dokumentacionin përkatës 60 vjecari duket se i ka humbur shpresat për të marrë atë që i takon.
“Kjo është një sëmundje e vjetër, që në vegjëli dhe është një sëmundje që të gërryen kockën. Me 20 tetor bëra 18 vite që jam pa këmbë. Jam pa këmbë dhe nuk kam marrë asgjë, se më thonë që nuk e fiton, jam mësuar tani me këto” shprehet Arbeni.
I vetëm me djalin e tij thotë se e vetmja ndihmesë është e motra e tij e cila kujdeset për ti siguruar atij ilacet por dhe ushqime.
“Është shumë e vështirë kjo gjë, po mos të kisha motrën çfarë do bëja unë” ,shprehet ai.
Apeli i Arbenit shkon për institucionet që gjykojnë drejtë dhe ti japin atë që i takon.
“Shteti është zero për në, shteti të shohi se kush e fiton dhe kush nuk e fiton, por këtu po pate lek e fiton dhe unë nuk kam lekë “, shprehet Arbeni