Shifra alamante edhe sot në Kosovë, shënohen 963 raste të reja me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2020, 15:28
Kosova ka hyrë prej ditësh në një fazë të kuqe rreziku për shkak të Covid-19.
Shifra alarmante raportohen edhe për 24 orët e fundit, ku janë shënuar 963 raste të reja me virus.
Sakaq mësohet se 13 qytetarë kanë humbur jetën, ndërkohë që janë kryer 2.056 testime.
Lajmi është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.