Tiranë, drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe përplaset me bordurën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 20:28
Një 33-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, ku shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.
Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.