Meta i kërkoi rritjen e testimeve, Rama: Do ta shihni me 25 prill, çetë e çakërdisur
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur mnga presidenti Ilir Meta për pandeminë.
Ndërsa Meta jep alarmin se sistemi po shkon në kolaps dhe duhen rritur testimet, kryeministri Rama "kërcënon" atë dhe opozitën me 25 prillin..
Rama: Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!
Sipas Ramës, në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s'ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi.
Rama: Po ju s'jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!