VIDEO/Delfini dhuron spektakël në Vlorë, e filmoi një peshkatar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 20:25
Kjo video është filmuar nga një peshkatar i Vlorës ditën e dielë ndërsa hidhte rrjetat për peshkim.
Ishte ora 08:00 e mëngjesit pranë shpellës së Haxhi Alisë, kur ky delfin u shfaq nga deti dhe dhuroi spektakël.
Moti i mirë të dielën e kaluar ka bërë që këto specie të dalin në gji.
Është paksa e vështirë që në ditë të ftohta delfinët të rrinë në cekëtinë e detit duke përshëndetur peshkatarët dhe turistët.