Kryemadhi: Mjekëve kirurgë u jepet një maskë në 5 ditë, kushtet në spitale të vështira

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se në spital mjekëve kirurgë u jepet një maskë në 5 ditë.

Kryemadhi: Ne nxorëm tanket në bulevard për të luftuar covidin. Kjo periudhë në mars nuk shërbeu për ndërgjegjësimin e njerëzve, por përkundrazi. Edhe SIDA është sëmundje vdekjeprurëse, edhe kanceri. Këto vijnë si rezultat i ndërgjegjësimit dhe sjelljes së shtetit.

Është krijuar një situatë e tillë ku është vendosur në një pozicion të vështirë qeveria dhe mjekët. Janë mjekët aty ku kërkohet ndihmë në momentet e vështira. Kam shumë mjekë miq dhe më thonë se kushtet janë tmerrësisht të këqija.

Një maskë jepet në spital për një mjek kirurg, një maskë në 5 ditë. Një maskë e tillë nuk është higjienike. Nuk kanë infrastrukturë në kryeqytet dhe në spitalet rajonale.  

https://youtu.be/mSxc7QZqU38