"Ju flet Moska" - Lufta politike në Tiranë për Gjykatën Speciale të Hagës
Në puntatën e kësaj të marte, emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora, u trajtua lufta politike në Tiranë për Gjykatën Speciale të Hagës.
Myftaraj tha se kjo luftë politike në Tiranë ka shumë aktiv kryeministrin Rama, duke marrë përsipër rolin që dikur e merrnin disa gazetarët pranë tij, kundër Berishës dhe Bashës.
Myftaraj: Kjo luftë politike në Tiranë ka shumë aktiv kryeministrin Rama, duke marrë përsipër rolin që dikur e merrnin disa gazetarët pranë tij, kundër Berishës dhe Bashës. Këto akuza kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre të dikurshme. Berisha akuzohet se ka votuar raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës. Ndërsa Basha akuzohet se kur ka punuar në administratën ndërkombëtare në Kosovë, ka hartuar raportin kundër veprimtarëve të UÇK-së, si dhe ka marrë pjesë në përpilimin e dosjes së Dick Marty-t për marrjen e organeve gjatë luftës.
Berisha dhe Basha i kanë përgënjeshtruar këto akuza. Akuzat janë shumë serioze, edhe pse nuk ka paraqitur prova. Nëse ka do të ishte mirë që t'i ndante me publikun. Ose ai shpik fjalë ose ka dokumente dhe ato bëhen publike. Kryeministri thjeshtë thotë fjalë të rënda. Nëse kjo do të ishte e vërtetë do të sillte fundit e karrierës së Bashës.
Duket se kryeministri nuk ka dokumente të tjera se përndryshe do t'i kishte nxjerrë. Ai ka vetëm fjalë të propagandës që janë shumë të rrezikshme. Pala tjetër nuk po i përgjigjet në të njëjtën mënyrë, sepse Rama ka një thembër Akili në këtë histori. Janë bërë akuza zyrtare se për veprimtari kriminale të UÇK-së në territorin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se sipas aktakuzës, që thotë se personat drejtues janë përgjegjës për veprimtarinë. Por në këtë kohë ka pasur një qeveri në Shqipëri aso kohe.
Ka një VKM sekrete që në kohën e luftës së Kosovës për veprimtarinë e lejimit të armatosjes së UÇK-së në territorit të Shqipërisë. Mjafton që të flitet vetëm për këtë, që të gjitha këto deklarata të regjistrohen dhe i kërkohet Shqipërisë një hetim. VKM-në e ka nënshtruar zoti Rama aso kohe dhe nuk do të ishte mirë që një ish-ministër të shkonte në Hagë.
Kjo është një lojë shumë e rrezikshme dhe lojë nervash dhe t'i kthehen gjykatës, e t'i thonë që ta marrin atë që ka nënshkruar VKM-në sekrete. Kështu i kalon nja 20 vite në burgun e Hagës Rama duke pikturuar muret e burgut sikurse ka bërë me kryeministrinë.