567 raset të reja me Covid-19, Vasili i ashpër ndaj Ramës: U takon të gjithëve të marrin kujdes spitalor. Ky është krim shtetëror!
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të situatës së koronavirus.
Vasili ka shkruar se duhet të trajtohen të gjithë pacientët njëlloj dhe të mos ketë seleksionim të tyre, ndërkohë që këtë metodë e konsideron krim shtetëror.
“Te semureve me COVID u takon me ligj te gjitheve, qe te marrin kujdes spitalor dhe jo te seleksionohen apo te rrijne ne makinat e autoambulancave.
Edi Rama ne mes te Katastrofes Shendetesore provokon debate artificiale, per çeshtje te vdekura dhe pa asnje lidhje, thjesht per shmangien e vemendjes nga katastrofa dhe zgjidhja e saj e munguar.
Keto debate artificiale te stisur nga Edi Rama duhen peshtyre e perbuzur me neveri nderkohe, qe shqiptaret humbin jeten perdite nga Covid.
Kjo qe po ben Edi Rama eshte krim shteteror”, shkruan Vasili.
