Veseli para Speciales: Me bindje të plotë them se jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzas

Para Speciales në Hagë Kadri Veseli, kreu iPDK, deklraoi se është i pafajshëm në të gjitha akuzat e bëra në aktakuzë nga Specialja.

Gjykatësi: Kjo nuk është koha për të kundërshtuar akuzat, por për të konfirmuar që i kuptuar akuzat. A i kuptuat akuzat në aktakuzë?

Kadri Veseli: I dëgjova.

Gjykatësi: Tani do t’ju informoj të drejtat që keni para kësaj gjykate. Ju prezumoheni të pafajshëm deri në fajësimin përtej dyshimit të arsyeshëm. Ju keni të drejtën të informoheni në një gjuhë që e kuptoni për natyrën dhe arsyen e akuzave. Keni të drejtën që të merrni kohën tuaj për tu përgatitur për mbrojtjen tuaj. Keni të drejtë që të gjykoheni dhe të mbroni veten tuaj përmes avokatit tuaj. Keni të drjetë të merrni një avokat pa pagesë nëse nuk keni mjete për të paguar.

Gjykatësi: A i kuptoni këto të drejta?

Kadri Veseli: Po i kuptoj.

Gjykatësi: Brenda 30 ditësh nga sot do të ftoni të pranboni fajësinë ose të deklaroheni të pafajshëm. Nëse dëshironi mund ta bëni edhe sot. Nëse keni pasur mundësi që t’i lexoni aktakuzat dhe të deklaroheni.

Kadri Veseli: I dëgjova dhe I kam lexuar pikat e aktakuzat dhe me bindje të plotë them se jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzas.