Kosovë/ 5 viktima dhe 596 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2020, 15:38
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 persona prej të cilëve 596 kanë rezultuar pozitivë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 viktima nga Covid-19.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë me Covid-19 dhe 773 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.