Petrit Vasili me Covid-19, shtrohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2020, 20:28
Edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili infektohet me Covid-19.
Sipas raportimeve paraprake, Vasili është shtruar në një spital privat në vend, ndërsa deri tani ka qenë në karantinë shtëpiake.
Mësohet se në ditët e para virusi ka qenë agresiv, por nënkryetari i LSI, sipas të dhënave nga kjo forcë politike, është në fazën e rikuperimit.
Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore shfaqet e qëndrueshme.
Pak orë më herët ishte deputeti i PS Damian Gjiknuri, i cili konfirmoi infektimin e tij me Covid-19.
Ditën e sotme u regjistrua edhe numri më i lartë i infektimeve që nga nisja e pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 501 raste të reja.