Basha: Spitalet në kolaps, qytetarët dergjen ambulancave. Çfarë bën Rama?

Basha: Spitalet në kolaps, qytetarët dergjen ambulancave.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon sërish lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shprehet se teksa spitalet janë në kolaps, kryeministri Edi Rama nuk bën asgjë.

Lulzim Basha: Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.

Vendi Lajme Covid-19 lulzim basha Politikë Lajmi i fundit pandemia Aktualitet spitalet covid masat

EMISIONET