Fier, 50-vjeçari gjendet i mbuluar në gjak 10 metra larg shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2020, 22:47
Një burrë rreth 50 vjeç është gjendur i mbuluar në gjak në afërsi të banesës së tij në fshatin Verri në Fier.
Ai është gjetur nga banorët e zonës, i plagosur në kokë, në rrethana ende të paqarta për policinë.
50-vjeçari u transportua drejt spitalit ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas asaj që mëson Ora News, bëhet fjalë për shtetasin Vlashi Dhana. Ai jeton i vetëm pasi bashkëshortja gjendet në Greqi.
Dyshohet se 50-vjeçari është përplasur nga një motor.