Ministria e Drejtësisë tender "luksi" në mes të pandemisë: Kërkohen karrige rrotulluese origjinale në rang drejtori

Në një kohë kur Shqipëria vuan pasojat e krizës ekonomike, të shkaktuar edhe nga pandemia e Covid-19, Ministria e Drejtësisë gjen kohë për të zhvilluar tendera "luksi".

Ministria në fjalë ka hapur një tender, siç e tregojnë dokuementet e mëposhtme, nga i cili do të blihen 16 karrike rrotulluese për "rangun drejtues".

Ftesa për ofertë është bërë dhe tenderi do të hapet paraditen e 9 nëntorit.

“Karriget duhet të jenë me tapiceri prej lëkure origjinale natyrale tek pjesa e ndenjëses dhe mbështetëses, me ngjyrë të zezë. Karrigia duhet të përbërhet nga ulësja dhe mbështetësja. ulësja duhet të jetë me përmasa minimumi 65 cm dhe vjen duke u ngushtuar", thuhet ndër të tjera në njoftimin për tenderin.

Se sa do të kushtojnë karriket për "kokat" e Ministrisë së Drjtësisë nuk thuhet në dokument.