BOOM: Braktisin të sëmurin, ‘vdes’ shëndetësia e rilindur

Në rubrikën  "Shqipëria pa filtra" të kësaj të premteje, emisioni "BOOM"në Rtv Ora ju rikthye rastit të denoncuar disa ditë më parë.

Po flasim për Gerti Dudën  nga Berati, i cili ka më shumë se 2  muaj që nuk lëviz nga krevati sepse  ka  kaluar  trompozë.  

Pasi 44 vjeçari kontaktoi në telefon me nr 127, mjekët e urgjencës i thanë prerë se nuk do t’i dërgonin  ambulancë në shtëpi  por  ishte mjeku i familjes ai që do e zgjidhte këtë situatë.

Duke qenë se Gerti nuk mund të levize nga krevati, gazetarja e BOOM ka shkuar për të takuar mjekun e familjes.  

"Unë vetëm rekomandim për te mjeku specialist mund të jap, atë duhet  të vijë dhe ta marrë ambulanca. Nuk kam se çfarë zgjidhje ti jap" thotë mjeku.

 LEXO EDHE: BOOM denoncon skandalin në Berat: 44-vjeçari me trompozë ‘braktiset’ nga mjekësia, jeton fill i vetëm mes dhimbjes dhe lotëve