Propozimi i Ramës për Metën: Mos do vilën e Zogut në maj të kodrës për 60-vjetor?
Kryeministri, Edi Rama, vijoi retorikën politike në distancë me presidentin Ilir Meta, duke deklaruar nga Durrësi se e ka kthyer Presidencën në një institucioni qesharak.
Sipas Ramës, Meta ka marrë gjithçka nga shteti shqiptar, ndërsa një ofertë pati për të për 60 vjetor.
Rama: Këta mendojnë se i vetmi gabim është në anën e popullit që na votuan ne. I vetmi gabim që mund të gjejnë është që i gjen Monika Ilirit, që u bë partner me ne në 2013 ndërkohë që për Ilir Metën është koha më e lavdërushme në jetën e tij. Ndërkohë pyetja mbetet, çfarë do Meta nga Durrësi dhe Shqipëria? Durrsakët bashkë me gjithë shqiptarët i kanë bërë Ilir Metës atë që nuk ia kanë bërë asnjë politikani në historinë e shtetit shqiptar që nga Ismail Qemali e deri më sot. Askënd tjetër përveç Ilir Metës nuk e kanë bërë kryeministër, 30 vjeç, kryetar parlamenti 40 vjeç dhe president 50 vjeç. Tani çfarë kërkon Ilir Meta për 60-vjetorin nga Durrësi? Mos do vilën e Zogut që ta ketë dhe një vilë në maj të kodrës pas asaj buzë detit. E ka bërë presidencën në institucionin më qesharak të arsyes njerëzore që të vjen zor kur e dëgjon. As armikut nuk i urohet katandisja në atë gjendje e jo më dikujt që është armiqësuar me të gjithë dynjanë. Armik nuk e kemi, kundërshtar jo. Nuk ka më kthim prapa, ne do ecim përpara. Në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë.
Deklaratat erdhën ndërsa mazhoranca prej të kufizojë dukshëm kompertencat e Presidentit me anë të projekligjit që pritet të mieratohet në Kuvend.
Meta nga Fieri e cilësoi një përpjekje puçiste nga një parlament jokushtetues.