"Ka humbur kontrollin e pandemisë"/ Basha: Shifrat e Covid thyejnë rekord, Rama vazhdon të paguajë klientët
Kryetari i PD, Lulzim Basha reagon pas rritjes së shifrave të infektimit me Covid-19 në vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, lideri i opozitës shprehet se, kryeministri Edi Rama e ka humbur tashmë kontrollin ndaj pandemisë, ndërsa liston edhe gjërat, që sipas tij, qeveria nuk ka bërë.
Lulzim Basha: "Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.
Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin".

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë publikoi shifrat e pandemisë për 24 orët e fundit. Sipas saj, janë regjistruar 489 raste të reja dhe 6 viktima.