“Nuk blejmë dot as ilaçet", pensionistët i ankohen Bashës: Të ardhurat nuk na mjaftojnë për të jetuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi sot një grup pensionistësh në Njësinë Nr 4 Tiranë. Gjatë diskutimit me kryedemokratin Basha, pensionistët shprehën shqetësimet e tyre për jetesën e shtrenjtuar, pensionet e ulëta dhe frikën ndaj rritjes drastike të rasteve me Covid në qytetin e Tiranës. Kryetari i Partisë Demokratike i premtoi pensionistëve se qeveria e re që do të dalë nga 25 prilli, do të jetë në krahun e shqiptarëve të thjeshtë, duke përkrahur financiarisht pensionistët dhe rimbursuar plotësisht paketën e anti-Covid, si një detyrim që shteti ka ndaj shqiptarëve që paguajnë taksa.

Pensionistët i janë ankuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për jetesën e shtrenjtuar, pensionet e ulëta dhe frikën ndaj rritjes drastike të rasteve me Covid në qytetin e Tiranës.

"Punuam gjithë jetën dhe nuk je i zoti me jetu."

"Jeta është bërë shumë e vështirë."

"Marr 200 mijë lek të vjetra, me operacione, vizita.."

Kryetari i opozitës  tha se Partia Demokratike prej disa javësh tashmë, i ka propozuar qeverisë një plan me 5 pika për përballimin e krizës, ku në një nga këto pika parashikohet edhe një bonus prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfenktantëve.

Basha: Tu japë një mbështetje minimale në këtë kohë pandemie, 20 mijë lekë në muaj për pensionistët.

Kryetari i Partisë Demokratike i premtoi pensionistëve se  nesër në qeveri  do të jetë në krahun e shqiptarëve të thjeshtë, duke përkrahur financiarisht pensionistët dhe rimbursuar plotësisht paketën e anti-Covid, si një detyrim që shteti ka ndaj shqiptarëve që paguajnë taksa, në mënyrë që shteti të kujdeset për shëndetin e tyre.