Rama diversion aleancës Basha-Kryemadhi: LSI bënte punë të mirë kur mbështeste PS, me PD-në të destinuar të degradojnë
Kryeministri Edi Rama nuk e ndal diversionin ndaj opozitës. Nga Durrësi ai deklaroi se opozita e bashkuar është e destinuar të degreadojë, ndërsa puna e vetme e mirë që ka bërë LSI sipas tij ishte kur mbështeste PS-në.
Rama:Ata duan të nxisin sherr, të shpifin sa të munden dhe të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit. Dhe pastaj nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë gjithçka që kanë bërë gjithmonë. Nëse LSI ka bërë diçka të mirë ka qenë të mbështesë PS në punën do të bënte. Puna e mirë është që nuk na ka dalë para për të na penguar. Tani janë bërë bashkë për të na penguar, por kjo nuk ka për të ndodhur. Ne këtu në promovimin e platformës "Deputeti që duam", nuk jemi nga halli. Nuk na sjellë ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të humbur, janë të destinuar të degradojnë ashtu siç kanë filluar. Ne jemi këtu se jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë të përmirësohemi. Ne kemi nevojë të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj dhe të reja me energji.
Rama komentoi dhe procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, duke e cilësuar një farsë.
Rama: Hajdeni dhe na thoni që doni të jeni pjesë e skuadrës sonë të 2021 dhe çfarë ju shtyn. Ne do të përfshijmë njerëz që vijnë nga kjo rrugë si dhe ata të cilët që vijnë nga rruga e eksperiencës si deputet. Duhet të jemi sa më shumë përfaqësues njerëzve dhe sa më shumë profileve të jetë e mundur. Nuk është vetëm skuadra e deputetëve por e gjithë skuadra përfaqësuese që do të kemi nevojë për fuqi dhe energji të reja. Unë dua t'ju inkurajoj që të hidhni këtë hap pa asnjë dyshim. Të marrësh ndonjë proces që të përzgjedhjesh për deputetë dhe të zgjedhësh atë nuk do, unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Procesi është sa për sy e faqe siç janë sa për sy e faqe dhe daljet e Lulit me qytetarët që gjoja kanë halle. Erdhi këtu në Durrës dhe shkon me drejtuesit e PD-së që bëjnë si viktima. Njëri thotë që nuk më kanë ardhur dhe nuk më kanë dhënë asnjë lekë ndërkohë që një tjetër thotë se nuk i dua lekët. Luli është në një fazë që përton të fshehë gjurmët. Pastaj kemi Monikën dhe Metën që kanë një dashuri për Durrësin sikur do të përmbysin gjithçka këtu. E kanë kthyer Durrësin në një qendër hakmarrje imagjinare. Nuk janë këta problemi, por problemi është se si të ndihmojnë votuesit demokrat. Ata nuk do të fitojnë kurrë. Ne nuk jemi në asnjë ankth për të mundur ata. Ankthi ynë është të mundim këta që kemi përballë dhe jo ata prapa nesh. Ne duhet të mundim malet me plehra që kemi përballë.
Nga Durrësi kryeministri Rama tha se procesi i rindërtimit është një tjetër arsye se pse shqiptarët duhet ti besojnë mandatin e tyre PS.
Rama: Nuk ka nevojë që të mundosh veten me si mund të jenë këta të tjerët nëse vijnë në pushtet, mjafton të kujtohesh se janë po ata. Me 1000% nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shtëpinë e re në zonat rurale apo apartamentin e ri gjatë vitet që vjen në zonat urbane të mund të marrë atë që i takon në kohë dhe me cilësi nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të arrin stafetën. Një numër shumë më i vogël se ato të prekurit nga tërmeti dhe një shumë më e vogël se ajo që është vënë në administrim për tërmetin, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la mijëra familje në një situatë të vështirë dhe ata u angazhuan se do jepnin dëmshpërblimin dhe një histori pa fund që u mbyll me dëmshpërblimet që u dhamë ne. Nëse ne nuk do të kishin marrë detyrën ato nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh.
