Rekord i zi/ 489 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Covid-19 po vendos rekorde të reja çdo ditë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 persona të infektuar dhe 6 viktima. E rënduar mbetet situata në spitale ku aktualisht po trajtohen 350 pacientë.
Koronavirusi po përhapet masivisht në Shqipëri. Situata është përkeqësuar në 24 orët e fundit pasi Ministria e Shëndetësisë raporton për 489 infektime.
Ky është numri më i lartë i regjistruar që prej nisjes së pandemisë dhe vjen pas shtimit të testimeve, së fundmi nga Instituti i Shëndetit Publik janë kryer 1 mijë e 954 të tilla.
Vdekjet po ashtu janë të larta në numër.
Një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk ia dolën të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.
Shqetësuese mbetet situata në 3 spitalet Covid të cilët po përballen me fluks pacientësh.
Janë 350 persona të shtruar që po marrin trajtim të specializuar mjekësor, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Optimizëm ka vetëm të numri i pacientëve të rikuperuar. Ministria e Shëndetësisë njofton për 165 të shëruar në 24 orët e fundit.
Kjo situatë me të cilën po përballet vendi kërkon angazhimin e qytetarëve në respektimin e masave si mbajtja e maskës, distanca fizike dhe kujdesi me higjenën, të cilat do të kontribuonin në parandalimin e përhapjes së virusit SARS CoV- 2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë,
28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier,
18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë,
11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë,
6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.
VIKTIMAT
në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 66 vjeçare nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79 vjeçar nga Elbasani dhe një 81 vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.
SITUATA NË SPITALET COVID
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga nisja e pandemisë arrin në 23,210 nga të cilët 10,800 ende aktivë dhe 549 viktima.
COVID-19 – Statistika (6 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954
Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste Aktive 10,800
Humbje jete 549
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5315
Durrës 963
Fier 868
Korçë 696
Shkodër 623
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 105