Zani Çaushi, xhiro nga burgu në gjykatë, nuk paraqiten avokati dhe prokurori
Duhet të ishte një seancë normale gjyqi, por për Myrteza Çaushin qëlloi të ishte më tepër një xhiro nga burgu i Drenovës në Gjykatën e Korçës.
Seanca gjyqësore zgjati vetëm pak minuta pasi nuk u paraqit avokati mbrojtës Arben Lena dhe as prokurori Gentjan Stoja.
Pas kësaj, Zani Çaushi u kthye sërish në qelinë e burgut të Drenovës
Myrteza Çaushi kërkon rillogaritjen e viteve të burgimit.
Avokati i kreut të bandës së Vlorës ka lënë të hapur mundësinë se në fund të procesit ai mund të dalë nga qelia me liri me kusht.
Por e gjitha do të varet nga ecuria e procesit, ku Myrteza Çaushi thotë se ka vuajtur 31 vite në qeli.
Më herët e njëjta gjykatë i hoqi Zani Çaushit, një masë disiplinore, duke i pastruar dosjen e qëndrimit në burg, ç’ka ëshë kriter për të fituar lirinë me kusht.
Këto lëvizje, u paralajmëruan më 17 korrik kur Zani Çaushi u tërhoq nga kërkesa për lirim me kusht, duke ndryshuar strategji.
