Banorët e fshatit Izvor 4 ditë pa ujë: Bashkia nuk na jep përgjigje

Banorët e fshatit Izvor në Njësinë Administrative Luftinjë, Bashkia Memaliaj, kanë 4 ditë pa ujë në shtëpitë e tyre.

"Mbush me krahë ku të ketë."

Banorët bëjnë dhjetëra kilometra për të mbushur ujë për shtëpinë e tyre.

"Nuk kemi ujë."

"E kam mbushur lart nga fshati i vjetër."

Ato thonë se se janë ankuar në bashki e institucione, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

"E kam marrë kryetarin e bashkisë disa herë, më tha kam një takim dhe nuk merrem me ujë."

Fshati Izvor banohet nga 800 banorë dhe konsiderohet si fshati më i madh i Njësisë Administrative Luftinjë, ndërsa Bashkia e Memaliajt nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë situatë.