Kriza ekonomike, i moshuari i ankohet Bashës: Pensioni s’më del për ilaçe! Falë Zotit kam djalin në Amerikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me pensionistët në Tiranë, ku kanë diskutuar për vështirësitë ekonomike në këtë periudhë pandemike.

Një i moshuar ka rrëfyer se pensioni i tij nuk arrin të mbulojë të gjitha nevojat që ai ka, madje as ilaçet, teksa ka shtuar se e ka ndihmuar i biri që jeton në Amerikë për të siguruar të ardhura plus.

Unë jam një pensionist që kam pensionin 170 mijë lekë dhe nuk më del as për ilaçe. Falë Zotit që kam djalin në Amerikë dhe me çon para për të ngrënë, për të pirë, për të paguar drita dhe ujë, sepse në të kundërtën do isha në rrugë”, ka thënë i moshuari.