Mjeti përplas këmbësoren në Fier, humb jetën 33 vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2020, 13:22
Një aksident me vdekjen e një 33-vjeçareje është regjistruar pasditen e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në Roskovec.
Shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip "Fiat" ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.