Protestë para bashkisë Shkodër, prindërit kërkojnë hapjen e kopshtit

Nxënësit e shkollës "Ndoc Mazi" dhe prindërit e tyre kanë dalë në protestë para bashkisë Shkodër.

Prindërit kërkojnë hapjen e kopshtit që u mbyll para disa kohës dhe duan të takohen me kryetaren e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Më herët, nxënësit bllokuan fillimin e mësimit duke mos lejuar hyrjen në shkollë.

Nxënësit e shkollës "Ndoc Mazi" Shkodër në protestë