Shpërthen bombula e gazit në një pallat në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2020, 10:07
Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Gjirokastër.
Mësohet se bombula ka marrë flakë gjatë kohës që është ndezur në një apartament në katin e dytë të një pallati. Nuk raportohen të lënduar dhe as dëme të shumta materiale.
Sakaq zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.