Ligji për Presidentin, Meta: Zero interes, përpjekje puçiste nga një parlament jo kushtetues që qytetarët më kërkojnë ta shpërndaj

Ligji i socialistëve për kompentencat e Presidentit nuk e ka tërhequr vëmendjen e Ilir Metës, i cili e konsideron një përpjekje puçiste nga një parlament jo legjitim, të cilin qytetatët i kërkojnë çdo ditë që ta shpërndajë. Në fokusin e Presidentit janë vetëm zgjedhjet e 25 prillit të cilat pret të kthehen në referendum.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, thotë se nuk ka asnjë interes për draftligjin e hartuar nga mazhoranca për kompetencat e Presidentit.

Nga Bylisi ai deklaroi për gazetarët se kjo është një përpjekje puçiste nga një parlament jo legjitim, të cilin qytetatët i kërkojnë çdo ditë që ta shpërndajë një orë e më parë.

Meta: Kam zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, kur dal dhe takoj qytetarët më kërkon shpërndarjen e tij të menjëhershme. Është një parlament puçistësh por për fat të keq një pjesë e mirë e tyre janë tradhëtarë dhe mercenarë. Për mua ka vetëm një interes, 25 prilli, është populli i Shqipërisë.

Unë kam nisur marshimin tim si President i Shqipërisë drejt referendumit të 25 prillit dhe ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë, edhe ju e dini shumë mirë që kjo është një çështje që është vendosur tashmë.

Partia Socialiste do të vërë edhe një herë në provë mbështetjen nga opozita e re parlamentare.

Këtë radhë është ligji për kompetencat e Presidentit që do të kërkojë së paku 83 vota në seancë.

Komisioni i Posaçëm i ngritur për hartimin e ligjit mbi Presidencën, ka hartuar draftin ku përcaktohet qartë mënyra se si duhet të veprojë Kreu i Shtetit.

Por Adnor Shameti shprehet se nuk ka të bëjë me kufizimet apo privilegjet e Kreut të Shtetit.

Në fakt drafti, të cilin Ora News e disponon, vjen në kulmin e përplasjeve mes Presidentit dhe Kryeministrit.

Por dhe pas vendimit të Metës për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit apo zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku edhe në këtë pikë kemi të bëjmë me një rregullim kushtetues.

Jo pak herë Presidenti Meta ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës duke folur për shkelje të Kushtetutës.

Madje nuk kanë munguar as thirrjet për reagim përmes shprehjeve “O sot, o kurrë!”

LEXO EDHE: Ora News zbardh draftin, gati ligji për Presidentin, deputeti i PS: Synojmë të zgjidhim ngërçet artificiale

https://youtu.be/DzvScSnnVwU