Transportonin lëndë drusore, arrestohen dy persona në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2020, 08:27
Dy shoferë janë arrestuar në Lezhë, pasi me makinat e tyre transportonin lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, ndalimi i tyre është bërë në Skuraj, ku janë pikasur dy mjete kamionçinë tip “Benz” dhe “Mitsubishi” me lëndë drusore.
“Shtetasit S. G., 50 vjeç dhe K. M., 39 vjeç janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht”, thuhet në njoftim.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.