Nga prodhimi dhe shitja e narkotikëve te vrasja me paramendim, OFL “shënjestron” 4 të dënuarit

Operacioni Forca e Ligjit kësaj here ka vendosur në shënjestër katër të dënuar të tjerë.

Të dënuarit kryesisht për shitje dhe prodhim lëndësh narkotike, por edhe për vrasje me paramendim, kanë marrë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Formulari u është dërguar:

Mario Tebexhiku, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Arben Shquti, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

Ledio Çyçllari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Emiljan Gjepali, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sakaq individët e sipërpërmendur duhet të dorëzojnë përgjigjet e pyetjeve brenda 48 orësh, ndërkohë që më pas procesi i hetimit do të vijojë nga SPAK.