Julian Deda: Në Shqipërinë tonë të mjerë na kanë vënë shkelmin në fyt dhe na kanë varfëruar

Aktori i njohur Julian Deda ka qenë i ftuar në studion e Ora News. Që prej rënies së pandemisë aktorët nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionin e tyre për shkak se janë të mbyllura aktivitetet kulturore.

Julian Deda thotë se shpreson që aktorët të thyejnë heshtjen e të ngrihen të kërkojnë llogari se kur do të mund të ushtrojnë profesionin e tyre me të cilin mbajnë edhe familjet.

“Në Shqipërinë tonë të mjerë ngrihen studentët kthehen mbrapsht duar bosh, ngrihen artistët kthehen mbrapsht duar bosh, ngrihen sportistët kthehen mbrapsht. Ose ne nuk dimë të kërkojmë llogari ose dikush na ka vënë shkelmin në fyt dhe na ka varfëruar aq shumë sa nuk mundemi të kërkojmë llogari, besoj se është kjo e dyta”