Ndrenika: Me Thaçin po goditemi të gjithë si shqiptarë, po ndëshkohemi më shumë se serbët
Për Denion Ndrekinën, analist, tha se me akuzat ndaj ish-presidentit Thaçi po goditemi të gjithë si shqiptarë.
Ai theksoi se Shqipëria në këtë aspekt e ka braktisur Kosovës duke bërë vetëm reagime në rrjetet sociale, jo në rrugë diplomatike.
Ndrenika: Po goditemi të gjithë si shqiptarë. Çështja është te prova, sepse ne nuk kemi dëshmi për krime masive nga populli ynë. Nuk kemi dokumentime të kësaj natyre. A mund të ketë ndodhur një gjë e tillë te zinxhiri luftërak tek UÇK-ja? Kjo nuk mund të pohohet apo mohohet. Shqipëria në këtë aspekt e ka braktisur Kosovës duke bërë vetëm reagime në rrjetet sociale, jo në rrugë diplomatike. Shqiptarët kanë shumë çështje që nuk i kanë adresuar në të cilat i janë bërë padrejtësi. Tirana zyrtare duhet të kishte reaguar duke kërkuar dënimin e atyre personave që kanë bërë krime kundër shqiptarëve.
Ndrenika shtoi se ata që kanë votuar Gjykatën Speciale kanë menduar se nuk do të vinte kjo ditë dhe se ndoshta kanë menduar për pastrimin e klasës politike të përfshirë në afera korruptive.
Ndrenika: Ç'të keqe do të kishte nëse do të ndërmerrmim një hetim kundër Vuçiç si një i dashuruar me Sheshelin ose për Dadiç që ka qenë shërbëtor i Millosheviçit?! Ata që kanë votuar Gjykatën Speciale kanë menduar se nuk do të vinte kjo ditë. E kanë kaluar se ndoshta kanë menduar për pastrimin e klasës politike të përfshirë në afera korruptive. Shqiptarët e Kosovës po përballen më shumë me ndëshkime se sa serbët. Nxitet krijimi i një dhome të posaçme, ndërsa kriminelët e luftës së Serbisë vazhdojnë të jenë në institucione. Askush nuk i kërkon llogari Serbisë për krimet që ka bërë.
Evropa ka qenë kundër interesave të shqiptarëve për t'u bashkuar. Nëse shkelet interesat e një pjese të kombit tonë, nuk kemi pse të presim. Tirana zyrtare ka mbyllur një sy për halleve të saj ka lejuar përdorimin e termave që kanë dëmtuar Kosovën. Dërgimi në Hagë i Hashim Thaçit kërkon që të dëmtojë shqiptarët.