Mediat serbe raportojnë dorëheqjen e Thaçit, i referohen si “Hashim gjarpri”

Dorëheqja e presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe konfirmimi i aktakuzës ndaj krerëve të tjerë të UÇK-së është bërë lajm edhe në mediat serbe.

Madje në një ndër titujt e mediave serbe Thaçi cilësohet si gjarpër.

“Hashim gjarpri personalisht konfirmoi se jep dorëheqje dhe shkon në Hagë” shkruhet në një titull.

“Gjarpri më nuk do të jetë president”, shkruhet në titullin e një medie tjetër serbe.