Covid-19 në Kosovë/ 6 viktima dhe 661 raste të reja në 24 orët e fundit

6 viktima dhe 661 raste të reja. Ky ësjhtë bilanci I Covid-10 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve është rekord brenda 24 orëve në Kosovë, ndërkohë janë kryer 1617 testime.

Tre të vdekur janë nga komuna e Gjakovës, një nga Ferizaj, një nga Gjilani dhe një nga Malisheva. Dy të vdekur janë të moshës 60-69-vjeçare, dy të moshës mbi 80-vjeçare, një i moshës 50-59-vjeçare dhe një i moshës 69-vjeçare.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 15.921. Aktualisht janë 5565 raste aktive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

Prishtina 324, Ferizaj janë regjistruar 42 raste, në Fushë Kosovë 39, në Gjilan 37, në Gjakovë 35, në Podujevë 35, në Lipjan 19, në Pejë 19, në Viti 13, në Mitrovicë 11, në Drenas e Vushtrri nga dhjetë, në Shtime 9, në Skenderaj 8, në Deçan e Obiliq nga gjashtë, në Kamenicë, Kaçanik, Suharekë nga pesë, në Han të Elezit, Malishevë, Prizren nga katër, në Klinë e Kllokot nga tri, në Istog e Rahovec nga dy dhe një rast në Junik.

me shifrat e sotme, numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 arrin në 720, ndërsa ai i të infektuarve në 22.206.