Dorëheqja e Veselit, Enver Hoxhaj caktohet në krye të PDK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2020, 17:11
Partia Demokratike e Kosovës cakton kryetarin e saj të ri.
Bëhet fjalë për ish ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj, i cili ulet në postin e kreut të PDK pas dorëheqjes së Kadri Veselit.
Konfirmimi i akt-akuzës nga Gjykata Speciale bëri që ish kreu i Kuvendit të Kosovës të linte postin e kryetarit të partisë.