Jahjaga: Askush nuk mund të përdhosë luftën e Kosovës për liri e pavarësi


Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në luftë mes vete duhet të ballafaqohen me të kaluarën.

Postimi ne facebook
Me vëmendje jam duke ndjekur zhvillimet e fundit në lidhje me Dhomat e Specializuara në Hagë. Është e rëndësishme të rikujtojmë se: Askush nuk mund të përdhos luftën e Kosovës për liri e pavarësi! Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe çlirim nga okupimi i Serbisë ushtria e së cilës, atëkohë, po kryente vrasje masive, spastrim etnik, dhunime, e tortura ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

Në këtë kohë të zymtë është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar, të kemi durim dhe besim në drejtësi!Të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në luftë mes vete duhet të ballafaqohen me të kaluarën.

Kosova ka shprehur gatishmëri për këtë ballafaqim dhe i është përgjigjur gjithmonë thirrjes së drejtësisë.Serbia, ndërkaq, si agresore e luftërave në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, e Kroaci është dashur qysh moti të ndjek këtë shembull!Pa mbyllur kapitujt e errët të luftës nuk mund të ndërtojmë paqe të qëndrueshme e stabilitet në rajon!