Zëvendësoi Thaçin, Osmani flet si presidente: Unitet popullor, po kalojmë ditë të vështira

Pak pasi mori detyrën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë në një konferencë për mediat duke kërkuar unitet popullor në një kohë, sipas saj, kur shteti në Kosovë po përballet me sfida.

“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet e besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët, republikës sonë. Vendi ynë kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale e të forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit, që bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar dinjitetshëm”, është shprehur Osmani.

Ajo shtoi se, veprimet e Gjykatës Speciales janë rrjedhojë e detyrimeve të pranuara nga Kosova.

Deklarata e plotë e Osmanit:

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani mori pasditen e sotme detyrën e presidentes së përkohshme të Kosovës. Ky akt erdhi pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili fluturoi sërish drejt Hagës pas zyrtarizimit të akuzave nga Gjykata Speciale.

Osmani do të ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.