Reagon Haradinaj pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Veselit: Ishim bashkë në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot

Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj ka publikuar në Facebook një fotografi me Veselin, bashkangjitur së cilës ka shkruar “Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot”.

Pas konfirmimit të aktakuzës Veseli ka bërë të ditur se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjet akuzave.