FOTO/ Emocionuese! Ayda e vogël i jep lamtumirën e fundit nënës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2020, 20:58
Ayda Gezgin, 4-vjeçarja që u nxorr nga rrënojat e tërmetit pas 91 orësh u bë e famshme në Turqi dhe mbarë botën duke fituar zemrat e të gjithëve. Por pak ditë pas mrekullisë, vogëlushja pëson një tjetër traumë, raporton Ora News.
Ajo i dha sot lamtumirën e fundit nënës së saj, Fidan Gezgin, e cila nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
Fotot e Aydas gjatë ceremonisë së varrimit kanë bërë xhiron e rrjetit, shkruan Ora News.
Nga tërmeti 6,6 ballësh që goditi Izmirin të premten e shkuar deri tani kanë humbur jetën 114 persona.
Momenti kur Ayda u nxorr nga rrënojat 91 orë pas tërmetit tragjik: