I dënuar 7 vite për trafikim narkotikësh, arrestohet 47 vjeçari i shumëkërkuar

Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç është arrestuar në Vlorë.

47 vjeçari lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykata e Catalia-s në Itali me 7 vite burg nën akuzën e "Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sakaq vijojnë procedurat e ekstradimit të Mehmetaj drejt Italisë.

I njëjti person është arrestuar gjithashtu për një sasi te konsiderueshme narkotikësh në Vilun më 26 tetor të 2018.Kronika në fjalë më sipër tregon në lidhje me arrestimin e tij.