Sulmet në Vjenë, një nga agresorët shqiptar, Austria vigjilencë maksimale
Autoritetet austriake bëjnë të ditur se personi që vrau 4 persona dhe plagosi 22 të tjerë është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. 20 vjeçari është vrarë nga policia pas aktit terrorist, teksa bëhet e ditur se 2 vite më parë është arrestuar pasi ishte nisur për t'iu bashkua Shtetit Islamik.
Një 20-vjeçar shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut është autori i sulmit terrorist në Vjenë ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.
Agresori, i identifikuar si Kujtim Fejzullahi, ishte armatosur me një automatik, një armë dore një thikë dhe një brez fals eksplozivi duke përgjakur rrugët e kryeqytetit Austriak.
Policia tha se i dyshuari si autor i sulmit, u vra rreth orës 20:09, pak minuta pas nisjes së të shtënave. Burimet mediatike bëjnë të ditur se në sulm mund të kenë marrë pjesë dhe 12 persona të tjerë.

20 vjeçari sipas autoriteteve austriake ishte simpatizant i Shtetit Islamik, madje ai ishte dënuar me 22 muaj heqje lirie një vit më parë pasi kishte tentuar të udhëtonte drejt Sirisë ku do t`i bashkohej luftës së ISIS.
Në 5 dhjetor të 2019 ai është lënë i lirë me kusht.Sulmi tronditi jo vetëm Austrinë.
Kancelari Sebastian Kurtz dënoi ashpër aktin terrorist duke u shprehur: “Ne kurrë nuk do të lejojmë që kjo urrejtje të zërë vend. Ne jemi të vetëdijshëm se ky nuk është një konflikt midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe emigrantëve.”
Policia vijon aksionin për ndalimin e të dyshuarve të tjerë të cilët hapën zjarr në 6 zona të ndryshme të Vjenës.
Deri më tani janë bastisur 15 banesa dhe janë shoqëruar14 persona.
Sulmet nisën rreth orës 8 dhe e gjitha ndodhi vetëm disa orë para se në Austri të hynin në fuqi kufizimet e reja për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në kujtim të viktimave, Austira vendosi tre ditë zie kombëtare.