Zekthi: Trump u preu rrugën Kinës dhe Rusisë me marrëveshjen Kosovë-Serbi

I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Fitim Zekthi u shpreh se sa i takon Kosovës, Trump i preu rrugën aspiratave të Rusisë dhe Kinës me atë që ndodhi në Uashington.

Besim Zekthi: Sa i takon Kosovës, Trump i preu rrugën aspiratave të Rusisë dhe Kinës me atë që ndodhi në Uashington. Marrëveshja e pamundëson rolin e Rusisë dhe Kinës në Ballkan dhe nuk lejon prekjen e kufijve të Kosovës.

Me Biden Kina do të jetë më ndikues në Ballkan. Për mua për shqiptarët me Trump në krye do të jetë më mirë. Së fundi, Trump mbështet tradicionalen dhe vlerat. Kështu do t'i vihet fre liberalizmit dhe shthurjes.

https://youtu.be/nKXLNfjD2aE