VIDEO/ Zjarr në kampin e refugjatëve, çfarë po ndodh në Greqi

Jo vetëm përhapja me shpejtësi e Covid-19, por Greqia dhe Europa duhet të përballen edhe me problemin e refugjatëve.

Një zjarr ka rënë në një qendër refugjatësh në ishullin grek të Samos duke shkatërruar 15 çadra, por asnjë të lënduar, përcjell Ora News.

Brigada e Zjarrfikësve bëjnë me dije se, për momentin, shkaqet e flakëve janë të panjohura.

Por Greqia nuk është e panjohur tashmë me zjarret në kampet e refugjatëve.

Në shtator, një seri zjarresh shpërthyen në Lesbos duke shkatërruar kampin Moria e duke lënë pa strehë rreth 10 mijë refugjatë.