Pacienti me Covid i shtrirë në tokë në dyert e spitalit, Duma: Palo kryeministri del bën propagandë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e të sëmurëve me Covid në vendin tonë.

Ish-deputetja Grida Duma përmes një postimi në rrjetin social Facebook, publikon një video ku një pacient i infektuar me Covid duket i shtrirë në tokë në dyert e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

“Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon më pas i lë jashtë”, shkruan Duma.

Grida Duma: Shqiptarët po dergjen dyerve të spitaleve, ky palo kryeministër del bën propagandë në "primetime".

I panginjur me pushtet, i pangopur në korrupsion, shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë.

Nuk ka asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve, ka sy, veshë e duar për vjedhjet me PPP në shëndetësi e në inceneratorë.

Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon më pas i lë jashtë.

Mos kini asnjë iluzion se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund.

Merrni fatin tuaj në duar, për veten, fëmijët dhe familjen.

Mos i besoni më asnjë fjalë!

Denonco, shpërndaje këtë video.