Takimi me Bashën "fut në sherr" Agjensinë e Barnave me Urdhërin e Farmacistëve

Pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit me Urdhërin e Farmacistëve, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore reagoi duke u shprehur se shifrat e dhëna mbi sasinë e vaksinave anti-grip në vend ishin të gabuara.


Përmes një njoftimi kjo Agjenci shpreh keqardhjen për deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Basha, në lidhje me tregun farmaceutik.

“E konsiderojmë të pavend përdorimin politik te urdhrit te farmacisteve, i cili deklaroi sot te dhëna te pavërteta ne lidhje me furnizimin me vaksina te tregut farmaceutik publik dhe privat. Presidentja e këtij Urdhri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, por kjo është E PAVËRTETË. Faktet flasin ndryshe. Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e përmendur sot është importuar nga vetëm njeri prej tyre".

Por nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Urdhërit të Farmacistëve.

Në përgjigje të reagimit të AKBPM, mbi takimin dhe temat e diskutuara me kryetarin e Partisë Demokratike, Z Lulzim Basha, sqarojmë si më poshtë:

Urdhri i Farmacistëve është ent publik i pavarur, qëllim dhe mision parësor ka shëndetin e popullatës.

Urdhri i Farmacistëve nuk i kërkon leje Agjencise dhe askujt për takimet dhe aktivitetet që zhvillon, Urdhri është i hapur dhe i gatshëm të takojë e të informoje mbi problematikat e sistemit farmaceutik, cdo institucion apo individë, qofshin këta edhe drejtues partish apo organizatash.

Koha ka treguar se Urdhri i Farmacistëve nuk përdoret dhe nuk bëhet fasadë e askujt.

Në lidhje me cështjen e vaksinave të gripit, Urdhri i qëndron deklaratës së bërë se vetëm 9500 vaksina janë pajisur me autorizim për tregun e hapur.
Të PAVËRTETA janë shifrat që Agjencia deklaron, jo vetëm se në të njëjtën deklaratë një herë thonë që deri tani janë importuar 34500 dhe një herë thonë që në shtator janë importuar 70000 vaksina, por se E VËRTETA ËSHTË SE NË TREG VAKSINA NUK KA.

Nëse ka, Agjencia të na tregoje ne dhe popullatës se ku janë.

Urdhri i Farmacistëve, është i gatshtshëm që të debatojë institucionisht dhe publikisht, kurdo dhe kudo, me AKBPM dhe me çdo institucion tjetër, mbi të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me barnat dhe shërbinin farmaceutik.