Vranësira dhe reshje lokale, meteorologu tregon parashikimin e motit për javën e parë të nëntorit
Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb në një lidhej direkte me emisionin "Ditë e Re" në Rtv ORa ka treguar se si do të jetë moti përgjatë ditëve në vazhdim.
Osmani bëri të ditur se kjo javë pritet të jetë me një mot të qëndrueshëm ku herë pas here do të kemi vranësira të pakta. Gjatë javës kryesisht ditën e enjte dhe të premte do të kemi një prezencë më të dukshme të vranësirave gjë e cila do të sjellë dhe reshje të pakta shiu.
"Kjo javë pritet që të jetë me mot të qëndrueshëm duke bërë që deri ditën e mërkurë të kemi prezencë të vranësirave të pakta. Territori shqiptar më së shumti do të dominohet nga kthjellimet dhe prezenca e diellit kryesisht në zonat perëndimore. Dita e enjte dhe e premte do të sjellin prezencë më të dukshme të vranësirave në vendin tonë duke bërë që të kemi dhe prezencë të pakët të reshjeve të shiut."
Reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë vendin por në sasi të pakta. Fundjava do të sjellë një mot të qëndrueshëm dhe sa i përket vlerave termike do të kemi nje freskim të motit.
"Dita e enjte presim që të sjellë pothuajse në të gjithë vendin prezencë të pakët të reshjeve të shiut, do të jenë reshje kryesisht të izoluara të pakta në sasi. Ditën e premte do të kemi më shumë kthjellime, prezenca e reshjeve të shiut do të jetë kryesisht në zonat malore dhe në pjesën jugore të teritorit shqiptar"
" Fundjava do të sjellë mot të qëndrueshëm në vendin tonë. Sa i ëprket vlerave termike në fundjavë presim të kemi një freskim të motit duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të zbresin me 2-3 Gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale në zonat jugperëndimorë të teritorit shqiptar edhe në vlerat 19-20 Grade Celsius. Do të kemi një fundjavë me mot të mirë dhe me mot të freskët."