Gruaja përplas çiftin e bashkëshortëve në Ndroq/ Nisen me urgjencë drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2020, 20:23
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Ndroq në Tiranë.
Sipas raportimeve paraprake, një makinë e drejtuar nga një grua, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasit N.R. dhe Gj.R, bashkëshortë me njëri-tjetrin, të cilët ishin duke pritur autobusin urban.
Nga përplasja, burrë e grua kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendngjajre dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.