Makina e Policisë përplas motorin në Tiranë, qytetari përfundon në spital

Një makinë e Policisë së Shtetit është përfshirë në një aksident nbë zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas asaj që raporton Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa mjeti i uniformave blu është përplasur me një motor.

Drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spital ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.